Kjo deklaratë erdhi pasi Rusia tha më 26 shtator se një diplomat japonez në qytetin lindor të Vladivostokut u arrestua dhe u urdhërua të largohej nga vendi nën dyshimet për spiunazh, duke pretenduar se konsulli kishte kërkuar që të merrte informacione “të kufizuara”.Moska tha se diplomati, i identifikuar si Motoki Tatsunori, u kap duke pranuar informacione mbi efektet ekonomike të sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë në këmbim “të shpërblimit monetar”.
Ministria e Jashtme ruse tha se Tatsunori ishte shpallur person non grata dhe i ishin dhënë 48 orë afat për t’u larguar nga Rusia./rel