Nuredini: Ndërpriten Marrëveshjet e Koncesionit për shtatë hidrocentrale të vogla në Parkun Kombëtar Mali Sharr

Me iniciativë të ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini në seancën e sotme, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi informacionin lidhur me statusin e Marrëveshjeve koncesionare për hidrocentralet e vogla të vendosura në zonat e mbrojtjes së rreptë dhe të menaxhimit  aktiv të Parkut Kombëtar Mali  Sharr, për të cilin u zhvillua një procedurë për zgjidhjen miqësore të Marrëveshjeve të Koncesionit për shfrytëzimin e ujit për prodhimin e energjisë elektrike. Informacioni përfshin gjashtë hidrocentrale të vogla të vendosura në zonat e mbrojtjes së rreptë  dhe të menaxhimit aktiv në Parkun Kombëtar Mali Shar, të cilat nuk do të realizohen. Bëhet fjalë për  HCV  Lubotenska nr.66, HCV  Lubotenska nr.67, Beloviçka nr.107, Shkumbini nr.82, HCV Leshoçka 100 dhe Leshoçka 101.

Marketing

Në fakt, Ministria e Mjedisit Jetësor  dhe Planifikimit Hapësinor vitin e kaluar ka iniciuar formimin e Komisionit në të cilin kanë qenë anëtarë edhe përfaqësues të Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Ekonomisë, i cili ka shqyrtuar dokumentacionin për zgjidhjen miqësore të marrëveshjeve koncesionare dhe nevojën për kompensimin e  palëve kontraktuese.

Ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor i është dorëzuar procesverbali me shqyrtimin e detajuar të të gjitha shpenzimeve të realizuara nga koncesionarët, në bazë të të cilit është përgatitur propozimi për zgjidhjen miqësore të Marrëveshjeve. Me propozimin për zgjidhjen miqësore të Marrëveshjeve të Koncesionit për përdorimin e ujit për prodhimin e energjisë elektrike nga hidrocentralet e vegjël të Sharrës, është planifikuar kompensimi i shpenzimeve  të bëra realisht  për zbatimin e marrëveshjeve dhe shpenzimet  e paguara  në emër të Koncesionit

Krahas asaj që u përmend  më sipër, me një informacion të posaçëm është dërguar një propozim për zgjidhjen miqësore të Marrëveshjes së Koncesionit për HCV Sheliçe me nr.ref.  91, me vendndodhje në zonën e PK Mali Sharr, në zonën e përdorimit të qëndrueshëm, me ç’rast u arrit marrëveshja që  Koncesionarit  ti kthehet kompenzimi i paguar i koncesionit.