Japonia nis programin e vaksinimit masiv

Japonia ka nisur programin e vaksinimit masiv në Tokio dhe Osaka, teksa situata me pandeminë e koronavirusit vazhdon të përkeqësohet.

Marketing

Ushtria ka krijuar qendra për të mundësuar dhënien e mijëra dozave të vaksinave në ditë, duke iu dhënë prioritet të moshuarve.

Aktualisht në Japoni, 5 për qind e popullsisë është e vaksinuar plotësisht.

Sistemi shëndetësor në Japoni është ngarkuar nga vala që ka prekur së fundmi këtë vend.

Kjo situatë ka rezultuar me rritje të presionit për anulim të Lojërave Olimpike Verore, që do të mbahen në Tokio këtë vit.

Pjesë të mëdha të Japonisë janë aktualisht nën masën e gjendjes së jashtëzakonshme, ashtu që autoritetet rajonale të mund të marrin më shumë vendime për luftim të pandemisë.

Japonia ka regjistruar mbi 700,000 të infektuar me 12,000 viktima me koronavirus, prej shpërthimit të pandemisë.

Autoritetet shpresojnë se deri në fund të muajit korrik, personat mbi moshën 65-vjeçare do të jenë të imunizuar plotësisht.

Ky shtet ka nisur procesin e vaksinimit në muajin shkurt, më vonë sesa pjesa tjetër e vendeve të zhvilluara.