Jashari: Koalicionet politike, partitë shqiptare dhe Levica pa takat

Shkruan: Hasan Jashari

Marketing

Tek ne ende në përdorim është paradigma e vjetër se populli duhet të dridhet para politikanëve.

Vjeshta e vonë në mjedisin tonë ka sjellë një kohë te ngrohtë dhekohë pas kohe me diell. Është kjo një shpërblim i madh për vendet e varfëra të Ballkanit që vajtojnë për shtrenjtimin e rrymës dhe të të gjitha gjërave.

Por, ajo që u intereson Plebsit të Maqedonisë së Veriut janë bisedat e fundit për formimin e shumicës parlamentare apo koalicionit të ri.

Demokracia liberale dhe tradita e shoqërisë së lirë njohin ndërime të shpeshta, rrënje dhe ngritje të koalicioneve dhe qeverive. Shembull më i mirë i këtyre ndërimeve të shpeshta kemi Italinë, Greqinë, Çekinë, Poloninë, Rumaninë etj. Por,këta ndërime të pushteteve duhet të kuptohen si element i demokracisë dhe si fakt se para popullit duhet të dridhen politikanët. Tek ne ende në përdorim është paradigma e vjetër se populli duhet të dridhet para politikanëve. Kjo si duket më nuk funksionon. Ndërimi i pushteteve sipas gishtave në Parlament duhet të shihet si vlerë e demokracisë e asesi si trathti ose si shantazh apo dcka e keqe.

Sipas Ivan Doherty, që punon si Keshilltar i Lartë për Apples , janë tre arsye kryesore për krijimin e koalicioneve politike: Nëqeveri, për të siguruar një shumicë qeverisëse; në opozitë, për tëkrijuar një alternativë të besueshme ndaj qeverisë; dhe gjatëzgjedhjeve, për të konsoliduar mbështetjen elektorale dhe për tëmaksimizuar rezultatet.

Mirëpo pyetja thelbore është se si ky koalacion në mes VMRO, Alternativës, Aleancës, Besës dhe Levicës dhe sa do të jetë I sukseshmëm? Ne Facebook gumëzhijnë piskamat me fjalor tëulët të sharjeve, fyerjeve, kërcnimeve. Në një shtet juridiknormal 80 % të pjesëmarësve në këto pastime që ndodh lidhurme Partite shqiptare, zgjedhjet dhe koalicionet, duhet tu shkonpolicia te shtëpija dhe tu kërkon llogari nl bazë të ligjit, përkanosje, fyrje, bulizëm, shpifje etj.

Teoria shkencore njeh disa elemente thelbësorë të një koalicionitë suksesshëm:

1. Koalicioni duhet të jetë i dobishëm për të gjitha pjesëtpërbërëse të tij; duhet të ketë diçka në të për të gjithë.Kolicioni I tashëm I porsapromovuar , sigurisht se këtoçështje do t[I operacionalizojë. Nuk duhet askush të fletprej përpara, le tjapim shansën edhe këtyre si atyre tëtjerëve që u kemi dhënë 20 vjet.
Levica me një udhëheqës të çuditshëm por, por pa takat

Një parim tjetër I koalicioneve është fakti se duhet të ketërespekt dhe mirëkuptim të ndërsjellë. Secili partner duhet tëdemonstrojë një aftësi për të kuptuar këndvështrimin e të tjerëve, edhe kur ka mosmarrëveshje. Këtu tani kemi problem me Levicën. Por fakti është I qartë se Levica, por edhe partite e tjeramaqedonase, janë pa takat. Në Mal të zi spekulohej se pushtetii ri do ta tërhjek njohjen Kosovës. Nuk mundi edhe pse sipasRegjistrimit të popullsise tëfundit në Mal të zi ka afër 30% serbdhe vetëm 4,9 % shqiptarë. Në Maqedoni ka 30% shqiptarëkurse edhe Partitë e tjera Maqedonase i kanë hallet e veta dhenuk mund tani tia dalin me shqiptarër kur ne kemi dy shtetettona përreth kufirit

Pra, për koalicionin e ri si Marëveshje bazike do të ishtePartneriteti BE, SHBA, NATO, fqinjësi të mirëfillt me të gjithëfqinjët dhe respektim I Marëveshjeve të mëpërparshm… etj.etj.

Tek e fundit të gjitha partite maqedonase kanë qenë të njejta me shqiptarët, LSDM në kohen e viteve 1991-1989, VMRO nëkohën e Gruevskit, Jankullovskës dhe Mijallkovit.

E vërtetë është se Zaevi I relaksoi marëdhënjet ndëretnike pordështoi në një projekt të shtrenjtë si që ishte Gjykata speciale, obortarët e tij u zhytën në korrupcion, dështoi me Bullgarinë etj. Së fundi humbi zgjedhjet. Dhe, ju lutem pse habitet dikush sepas 20 vjetëve bie nga qeveria?!. Humbi shtylla e Koalicionit.

Zgjedhjet e fundit dhe Partitë shqiptare

Sa i përket raportit aktual në mes partive shqiptare; është e domsodoshme dhe duhet të ketë një ndjenjë partneriteti. Sistemishumëpartiak ka rregullat e veta të lojës dhe ndryshimet pozitë- opozitë janë një proces i pandalshëm. Në komunizëm votohejnjë parti dhe ajo ishte vazhdimisht në pushtet. Ky mentalitetështë i mbrapsht. Pra, secila Parti politike le të bën njëvetëshqyrtim se si ndodhi kjo. Zaevi e bëri. Shumë e devotshmedo të ishte gjykimi I drejtë se zgjedhjet si këto të fundit sjellindhe, pra, kanë sjellë ndryshime…Përndryshe do ta humbninkuptimin.

Krejt në fund pyetja parimore është a jemi në komunizëm apojetojmë në një shoqëri të lire me demokraci liberale dhe sistemshumëpartiak?

Në pluralizëm rrënja e Qeverisë duhet të kuptohet, si që thonëanglezët, ‘ take it easy ’. Sot këta ngriten, nesër bien… Kështu e ka politika.

Autori është professor universitar

P.s.Ju lutem shumë që teksti të mos shperndahet ne Facebookapo rrjete të tjera për shkak të gjuhës së ligë që po mbretëronatje.