Kur kanë mbetur diçka më shumë se 24 orë përpara ndeshjes së rëndësishme kualifikuese të “Euro 2024” ndërmjet Shqipërisë dhe Çekisë, “Air Albania” pritet të jetë i tejmbushur me tifozë.
Një nga lojtarët më të mirë të Kombëtares kuqezi, Jasir Asani ka dhënë një intervistë në Çeki për idnes.cz, ku shprehet se çekët duhet të presin “ferrin” në Tiranë, në stadium dhe në rrugë.
“Prisni Ferrin. Në stadium dhe në rrugë. Tashmë në vendin tonë ka eufori për këtë ndeshje. Ju kujtohet barazimi i 1-1 me Çekinë në sfidën e parë? Po, por këtë herë ne po luajmë në shtëpi, ne duam të fitojmë”.Jasir Asani