Java e Nënë Terezës: “Porta Skupi”, mbajti manifestimin letrar “Ftesë për lexim”

Me rastin e lindjes dhe shenjtërimit të Nënës Terezë në 112 vjetorin e lindjes dhe 25 vjetorin e vdekjes në Shtëpinë e Nënës Terezë në Shkup, vazhdoi karvani i aktiviteteve kushtuar kësaj jave të rëndësishme.

Marketing

Shoqata për zhvillimin dhe përparimin e kulturës PORTA SKUPI organizoi manifestimin letrar “Ftesë për lexim”.

Manifestimin në fjalë e hapi kryetarja e Shoqatës dhe organizatorja e aktivitetit, Arlinda Kalisi duke u shprehur se “sot jemi mbledhur për të shënuar shenjtërimin e 112 të lindjes dhe 25 vjetorin e vdekjes së Nënës Terezë, në zemrën e Shkupit, mu këtu ku ka lindur dhe është rritur shqiptarja e madhe dhe humanistja, nëna e gjithë botës, sinomin I humanizmit në gjithë botën”.

“Kësaj jave përveç aktivitete të shumëta të natyrave të ndryshme, duke e ditur se Nënë Tereza ka qenë frymëzim dhe vazhdon të mbetet frymëzim për të gjithë, sot nuk kishte si të mungonte edhe poezia e cila e ushqen shpirtin e një populli. Sot përveç që jemi mbledhur për të shënuar këtë javë të rëndësishme, edhe njëherë ju falëndëroj që ju përgjigjet pozitivisht ftesës për realizimin e manifestimit “Ftesë për Lexim” …që njëpërmjet vargjeve dhe emocioneve që vetëm poezia di t’i përcjell le ta përkujtojmë këtë figurë të madhe që na bënë krenar të gjithëve”, tha Kalisi.

Këtë manifestim e përshëndeti dhe drejtori i Shtepisë së Nënës Terezë, Naser Curi i cili u shpreh:

“Më gëzon fakti që kemi një bashkëpunim të mirë me Shoqatën për zhvillimin e kultures “Porta Skupi” dhe me kryetaren e shoqatës e përgëzoj kryetaren për një punë të shkëlqyer që po bën dhe që ka organizuar një manifestim të këtill të titulluar “Ftesë për lexim” dhe i uroj ta vazhdoj këtë manifestim me këta poetë të mrekullueshëm. Do doja telë flas pak dhe për historinë e shtëpisë së Nënës Terezë nga aspekti arkitektonik përbëhet prej tre pjesëve. Hapësira shpirtëore, galeria- hapësira ekspozuese dhe amfiteatri, hapësira multimediale dhe më gëzon fakti qelë kemi thelluar bashkëpunimin me shumë institucione, institute dhe Shoqata joqeveritare. Besoj se ky bashkëpunim do vazhdojë më denjesisht në të ardhmen, sepse kjo shtëpi është edhe e juaja. Ejani dhe ndjehuni si në shtepinë tuaj”, tha Curi.

Manifestimin e përshëndeti edhe poetja e mirënjohur, Puntorije Muça me nje poezi kushtuar Nënë Terezës, ndërsa nuk munguan edhe poetë tjerë njohur të brezave të ndryshëm si Daim Miftari, Daut Dauti, Daim Iljazi, Sadije Aliti, Behare Neziri, Adem Abdullau, Ahmet Selmani, Mimoza Bajrami Ibishi, Rrezarta Samiu, Berzat Sadiku dhe Bajramali Selimi.

Pos poetëve të pranishëm që nëpërmjet vargjeve të bukura kushtuar Nënë Terezës këtë manifestim letrar e begatuan dhe Donika Domazeti dhe Agon Ajrullau.

Ndërka kryetarja e Porta Skupit, Arlinda Kalisi e permbylli manifestimin “Ftesë për Lexim” duke shtuar se ky manifestim mblodhi këta poet që njëpërmjet vargjeve dhe emocioneve të tyre përkujtuam këtë figurë të madhe që na bënë gjithëve krenar.

Ndryshe, këtë aktivitet e përkrahën kompania Tikvesh, Qyteti i Shkupit si dhe Skopski Merak