Java evropjane e mobilitetit, Ganiu: Shfrytëzimi i biçikletës i bën mirë shëndetit

e rastin e Javës europiane të mobilitetit, komuna e Cairit organizoi një turne ciklistike, e cila kishte për qëllim rritjen e vetëdijes për përdorim sa më të madh të biçikletave në jetën e përditëshme. Kreu i Çairit Visar Ganiu tha se kjo është një ditë simbolike për të nxitur qytetarët të jenë sa më aktiv dhe të përdorin mjetet e transportit siç është biçikleta të cilat kanë ndikim pozitiv edhe për shëndetin e qytetarëve. Për këtë qëllim siç tha Ganiu komuna po punon në ndërtimin e fushave të reja sportive, palestra të hapura sportive, apo korsi për biçikleta, të cilat tha se do ti shfrytëzoj edhe vet për të shkuar në punë.

Marketing

“E dini se një pjesë të Çairit e kemi bërë me korsi, për të pasur mundësi dhe siguri për të vozitur, por janë edhe proektet në vijim që ne do ti realizojmë dhe atëherë mendoj se gjith teritori I çairit do të ketë korsi dhe do të jetë shum më sigurt për bashkëqytetarët tanë dhe për mua për të lëvizur në atë drejtim” – tha kryetari i Komunës s% Çairit, Visar Ganiu.