Javën e ardhshme epilogu përfundimtar i amnistisë

Më 15 janar, gjykimi për dhunën në Kuvend do të vazhdojë me 15 të akuzuar më pak, që përfituan nga amnistia disa ditë më parë. Do të mungojnë deputetët e akuzuar të VMRO-së, por edhe një pjesë e konsiderueshme e përkrahësve dhe ndihmësve të tyre gjatë dhunës së 27 prillit, të cilët shpëtuan nga dënimi me burg. Të hënën do të dihet numri përfundimtar i personave të amnistuar, por gjykuar nga propozimet e prokurorisë por edhe nga veprat e të akuzuarve, numri i të amnistuar në total, nuk mund të kalojë numrin 20.

Marketing

Deri më tani, pesë persona kanë refuzuar të kërkojnë amnisti, në mesin e tyre edhe ish shefi i forcave speciale të policisë, Mitko Çavkov, ndërsa është e qartë se amnisti nuk do të ketë as për ata që kanë sulmuar fizikisht, kanë bartur armë me vete, kanë mbajtur maska ose kanë tejkaluar kompetencat zyrtare. Kjo do të thotë që edhe ish drejtori i DSK-së nga VMRO-ja Vlladimir Atanasovski, nuk ka shanse që të shpëtojë nga dënimi, pasi ai po hetohet për organizim të ngjarjeve të përgjakshme.

tanasovski nuk ishte në listën e personave të akuzuar nga Prokuroria, por një denoncim nga dy vëllezër të akuzuar për 27 prillin, Stefan dhe Mihaill Mlladenovski që thanë se ai është pjesë eë organizatorëve, e aktivizioi prokurorin dhe gjykatën që menjëherë e dërguan në paraburgim. Atanasovski u arrestua për shkak të presionit të opinionit i cili tashmë kishte marrë leksion nga arratia e Gruevskit, Boshkovskti dhe Grujovskit, dhe këtë zë e dëgjoi prokuroria. Për më tepër, një prej deklaratave të të akuzuarve madje zbuloi një fakt tjetër për drejtorin e fundit të VMRO-së në DSK, se ai kishte urdhëruar edhe bombardimin e KSHZ-së, kur vendoste mbi ankesat e VMRO-së gjatë zgjedhjeve të fundit.