Javën e ardhshme pritet finalizimi i të gjitha procedurave për ndryshimin e kryesisë në M-NAV

Këshilli mbikëqyrës i M-NAV e pranoi propozimin e Qeverisë për emërimin e Hekuran Asanit dhe Milan Koraqit për drejtorë në kompaninë në vendin e drejtorëve të deritanishëm Fahrudin Hamidi dhe Luve Stamenkovski. Informacionin për MIA-n e konfirmuan nga M-NAV.

Marketing

Të hënën pritet Këshilli mbikëqyrës të mbajë edhe një mbledhje në të cilën duhet të nënshkruhen procesverbalet nga seanca, pas së cilës vendimi së bashku me dokumentacionin do të dërgohen në Regjistrin qëndror, ku duhet të regjistrohen Asani dhe Koraqi si drejtorë të rinj. Përfundimi i të gjitha procedurave pritet të finalizohet javën e ardhshme.

Shkarkimi i drejtorëve aktual pasoi pas ndërhyrjes në M-NAV më 4 janar. Prokuroria dje kumtoi se janë arrestuar edhe tre personat e tjerë nga gjithsej tetë të dyshuar për ndërhyrjen në M-NAV.

Për ndërhyrjen në M-NAV, Prokuroria Themelore Publike Shkup ka hapur procedurë hetuese kundër tetë personave për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se në cilësinë e bashkëkryerësve kanë kryer vepër penale – Rrezikim i sigurisë së trafikut ajror sipas Nenit 303 paragrafi 2 në lidhje me nenin 22 të Kodit Penal.

Marketing