“Javna Soba”, aktivistët kërkojnë dënim për anëtarët e grupit

Rasti “Javna soba” të zgjidhet, ndërsa prokuroria publike të sigurojë mbrojtje efektive për viktimat e grupit në “Telegram”. Platforma e Barazisë Gjinore i kërkoi sot prokurorisë ndjekje penale efektive të autorëve në “Javna soba”. Sipas platformës, prokuroria nuk i mbron sa duhet viktimat e dhunës gjinore pasi i zvarrisin hetimet për rastet.

Marketing

“Përkundër kësaj situate, Këshilli i Prokurorëve Publikë në mënyrë të pamjaftueshme i përdor kompetencat e tij për të kontrolluar punën e prokurorëve publikë, të cilët kryejnë funksionin e tyre në mënyrë joprofesionale dhe jo në kohë në lidhje me procedurat penale për dhunën gjinore”, tha Jana Kocevska, Platforma për Barazi Gjinore.