Jazhincë, nuk ka kushte për hapjen e pikës doganore

Kërkesa për hapjen e terminalit doganorë në pikën kufitare Jazhincë-Glloboçicë nuk do të jetësohet për shkak të infrastrukturës jo të mirë rrugore. Kështu thotë zëvendësdrejtori i Doganave Irfan Buçi, sipas të cilit, hapja e terminalit në këtë pikë do të rriste rrezikun për dëmtim më të madh të rrugës dhe aksidenteve më të shpeshta.

Marketing

Arsyeja se përse nuk është hapur terminali doganorë në pikën kufitare në Jazhincë është për shkak të strukturës së rrugës që të çon deri në kalimin kufitar në Jazhincë. Rrugës që të shpie në këtë pikë kufitare shenjat e komunikacionit tregojnë se në këtë rrugë mund të kalojnë automjetet me pesha të rënda vetëm deri në 5 tonë. Mbi 5 tonë nuk është e lejuar. Kishim rast shumë të mirë verës kur u bllokua rruga, ne të gjithë terminalin e transferuam në Jazhincë dhe qartazi pamë se çfarë vështirësish hasëm në komunikacion”- tha Irfan Buçi, zëvendësdrejtor i Doganave të Maqedonisë.

Por nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-perëndimore thonë se hapja e terminalit doganorë në këtë pikë kufitare mes Maqedonisë dhe Kosovës, do të lehtësonte eksportin e mallërave mes dy shteteve fqinje dhe se do të përmirësonte ekonominë e firmave të rajonit të Pollogut.

Oda jonë e ka shtruar disa herë këtë kërkesë në Qeveri, që të hapet një terminal doganorë në Glloboqicë, për të funksionuar më mirë, sepse një pjesë shumë e madhe e kompanive që janë anëtare të Odës, operojnë në pjesën e Pollogut dhe sigurisht se do të ishte lehtësim për të plasuar produktet në Republikën e Kosovës. Hapja e terminalit do të kishte qenë shumë kompaktibile ndaj kërkesave të vetë kompanive tona që janë atje”- Nazmi Ejupi , Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-perëndimore.

Institucionet kosovare shprehin gatishmëri që ta jetësojnë idenë për pikë të re doganore. Ambasadori i Kosovës në Maqedoni Ylber Hysa, kohë më parë pati theksuar se pozita e mirë gjeografike mundëson vendosjen e terminalit të përbashkët në anën e Kosovës.

Para rreth dy vitesh në Shkup u takuan delegacione qeveritare të Maqedonisë dhe Kosovës, ku biseduan për hapjen e kësaj pike doganimi, duke theksuar se kjo do të kishte ndikim pozitiv në ekonominë e të dy shteteve. E

dhe aso kohe, mungesa e infrastrukturës ishte konstatuar se po e pengon zhvillimin ekonomik të dy shteteve fqinje, Kosovës dhe Maqedonisë. Sipas të dhënave zyrtare, 140 mijë kamionë përplot me mall, kalojnë çdo vit kufirin Maqedoni-Kosovë. Ndërsa sipas të dhënave nga enti statistikor i Kosovës, Maqedonia është eksportuesi i dytë më i madh nga vendet e CEFTA-s në Kosovë, ku shet mall në vlerë prej rreth 300 milionë euro në vit.

Marketing