Jehonë e madhe për aksionin “Dhuro gjak, shpëto një jetë”

Nëntëdhjetë persona për dy orë jo të plota sot dhuruan gjak, në suaza të aksionit, që me rastin e festës Shën Mëria, në Shtëpinë e Armatës e organizojnë Kryqi i Kuq dhe Instituti i Transfuziologjisë i Republikës së Maqedonisë. Aksioni filloi në orën 9, ndërsa do të zgjasë deri në orën 17.

Marketing

Sekretarja e organizatës komunale të Kryqit të Kuq Qendër, Valentina Kolevska deklaroi se në aksionin e parë të dhurimit të gjakut në vitin 2003 kanë pasur 146 dhurues, ndërsa vitin e kaluar 210. Sipas saj, për 15 vite ka numër impozant prej 3.444 dhurimeve ose 230 dhurime mesatarisht në vit. Ajo u bën thirrje qytetarëve humanë të qytetit të Shkupit të dhurojnë gjak.

Milenka Bllagoevska, udhëheqëse e Repartit për mbledhje të gjakut në Institutit të Transfuziologjisë tha se në nivel ditor nevojat e spitaleve shtetërore dhe private arrijnë rreth 150 njësi, që do të thotë aq njësi duhet të mblidhen nga të gjitha grupet e gjakut.

“Në nivel vjetor mblidhen nga 52.000 deri në 55.000 njësi gjak. Gjatë tërë vitit kemi mjaft sasi të gjakut nga të gjitha grupet e gjakut. Ndonjëherë ndodh të mungojë ndonjë grup i caktuar i gjakut i cili është më i rrallë dhe për atë apelojmë deri te qytetarët të mos japin apele personale, por tërë ajo të shkojë përmes Institutit për mjekësi transfuzive. Edhe po të mungojë gjak te ne mundemi për dy orë të sigurojmë gjak nga Manastiri, Shtipi, Velesi ku është grupi i caktuar i gjakut”, potencoi Bllagoevska.

Tregoi edhe një lloj tjetër të dhurimit të gjakut të quajtur dhurim autolog (kur në situata të caktuara mundet vetë për veten të dhuroni gjak dhe ta pranoni gjakun tuaj). Për dhurim të tillë të gjakut, potencon, qytetarët dhe punonjësit mjekësor nuk janë mjaft të informuar.

Bllagoevska tha se gjak mund të dhurojnë jo vetëm personat e moshës prej 18 deri në 65 vjet, por edhe mes 17 dhe 18 vjet, për çka duhet pëlqim me letër nga prindi ose tutori.
“Para dy viteve kemi pasur Komision nga Evropa i cili ka konstatuar se popullata jonë është shumë e guximshme dhe rekomandon të gjitha dhurimet e gjakut të jenë në qese prej 450 ml, ndërsa ne marrim nga 400 ml.

Me pijen e lëngjeve gjaku shumë shpejt, për 24 orë kompensohet, ndërsa eritrocitet kompensohen për një muaj e gjysmë deri në dy. Sipas rregullores evropiane, në çdo dy muaj mund të dhurohet gjak. Ende e kemi rregulloren tonë ligjore e cila me siguri duhet të harmonizohet me rregulloren evropiane dhe gratë të dhurojnë gjak në çdo katër muaj dhe burrat në çdo tre muaj”, tha Bllagoevska.

Sqaroi se ai që dëshiron të dhurojë gjak i bëhet mini kontroll laboratorik mjekësor, e plotëson një pyetësor dhe jep pëlqim me letër se vetë vendos të dhurojë gjak dhe se ato të dhëna janë të sakta.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve theksoi se në Maqedoni vetëm 15 deri në 18 për qind e grave dhurojnë gjak, ndërsa burrat 82 deri në 83 për qind.
“Në moshën deri në 25 vjet gjak dhurojnë 20 deri në 25 për qind, ndërsa më së shumti gjak dhurojnë personat e moshës prej 25 deri në 50 vjet…Të gjithë të cilët ndjehen të shëndetshëm dhe që kanë zemër të guximshme duhet të dhurojnë gjak. Për dhurim të gjakut njeriu duhet të ketë dëshirë të mirë dhe shëndet të mirë”, shtoi Bllagoevska.

Marketing