Kreu i Agjencisë së Ushqimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka paralajmëroi pas përfundimit të një vizite në Jemen, se duhet përpjekje e menjëhershme për të shmangur katastrofën humanitare në Jemen. “Zbrita në ferr”, tha ai ndërsa mbaroi vizitën në vendin më të varfër të Lindjes së Mesme që është gjithashtu në luftë prej vitesh.
“Programi Botëror i Ushqimit ka nevojë për të paktën edhe 815 milion dollarë ndihmë në Jemen gjatë gjashtë muajve të ardhshëm, por ka vetëm 300 dollarë,” tha drejtori ekzekutiv i agjencisë, David Beasley.
Ai tha se agjencisë do t’i duheshin edhe 1.9 miliardë dollarë për të përmbushur objektivat për vitin 2021, sepse gjendja është mjaft e rëndë tek fëmijët dhe të rriturit.
Beasley vizitoi Jemenin në fillim të kësaj jave. Ai tha se në një pavijon në një spital të Sanaa-s, kryeqyteti i Jemenit, pa fëmijë që ishin në prag të vdekjes nga shkaqe tërësisht të parandalueshme dhe të shërueshme.
“Në një spital ju e dini që normalisht dëgjoni të qara dhe të qeshura. Nuk ka të qarë, nuk ka të qeshura, ka heshtje vdekje ”, tha zyrtari i lartë i OKB-së për gazetarët.
“Ky është ferri,” tha ai. “Vendi më i keq në tokë. Dhe është tërësisht një ferr i gatuar nga duart e njerëzve ”, ishte mesazhi i Beasleyt ndërsa kërkoi ndihmë nga vendet e zhvilluara për ta ndaluar katastrofën humanitare në Jemen.
Që nga shpërthimi i luftës civile në Jemen, gjashtë vjet më parë, përpjekjet e ndihmës së udhëhequr nga OKB-ja nuk janë financuar në mënyrë kronike, sepse dollarët e ndihmës janë tkurrur si pasojë e pandemisë së koronavirusit.