Emisionit Për’puthen i është larguar audienca.
Dikur ishte emisioni që thyente rekorde të shikueshmërisë në ‘youtube’, por tani jo më
Mgid
Për’puthen ka filluar të zbehet për shkak të jo korrektësisë me publikun duke i trilluar lidhjet mes konkurrentëve.
Nuk janë të rralla kritikat që Olsa pranon në rrjetet sociale e sidomos tanimë kur shikuesit po largohen dita-ditës.
Në një pyetësor që ka zhvilluar autorja Olsa Muhameti me ndjekësit në Instagram, ka patur edhe nga ata që dyshojnë tek suksesi i “Për’puthen”. Një prej tyre shkruan:
“Si ndihesh që ‘Për’puthen’ nuk shikohet dot më me sy sepse jeni bajat?”
Ndërkohë Olsa nuk është ndikuar nga ky koment duke ia kthyer me shumë sportivitet.
“Zakonisht reflektoj tek kritikat. Kjo e jotja s’është e tillë, kështu që ndjehem top”, shkruan autorja.
Ndryshe, Olsa ka zbuluar se shumë shpejt në ekran pritet të rikthehet edhe formati i Për’puthen +40.