Shumë shpejt kjo do të jetë e mundur pasi shkencëtarët kanë krijuar një test gjaku i cili mund të na tregojë sa kohë na ka mbetur për të jetuar.
Studimi është një nga kërkimet e shumta që po bëhen në botë për të gjetur ‘llogaritarin’ më të mirë të jetës i cili do të jetë i aftë të përcaktojë moshën e qelizave tona.
Kërkuesit në Universitetin Yale në SHBA theksojnë se eksperimentet e tyre sigurojnë matjet më të sigurta.
Ata shprehen se gjetjet e fundit do të përkthehen shumë shpejt në një test.
Autori kryesor i studimit u shpreh se qëllimi i kërkimit është identifikimi i faktorëve që nxisin plakjen e qelizave, kështu që mjekët mund të ndihmojnë pacientët e tyre të zgjasin jetëgjatësinë e tyre duke rregulluar dietat apo ose ushtrimet fizike.
Ky test i gjakut shpjegojnë shkencëtarët do t’u tregojë njerëzve risqet e vërteta dhe kështu mund të minitorojnë të gjithë faktorët përpara se këta të fundit të shndërrohen në problem.
Testi i gjakut analizon nëntë substanca në organizëm të cilat na tregojnë zhvillimin e një sëmundje apo një infeksioni.
Ky test pritet të identifikojë jetëgjatësinë mes personave të shëndetshëm.