Jennifer Lopez do të mbajë koncert në Budapest

Këngëtarja Jennifer Lopez do të mbajë koncert më 20 korrik në Budapest të Hungarisë.

Si pjesë e turneut të saj Up All Night Live në 2025, ajo do të performojë disa nga hitet më të mëdha, duke përfshirë këngët Waiting For Tonight, Jenny From The Block, If You Had My Love, On The Floor…

“Për të gjithë fansat ndërkombëtarë do të organizoj disa shfaqje gjatë verës. Mezi pres të performoj sërish. Ka kaluar shumë kohë. Do të jetë një verë e pabesueshme”, ka shkruar këngëtarja në Instagram, transmeton KosovaPress.

Në kuadër të turneut, këngëtarja do të performojë edhe në Turqi, Egjipt, Itali, Poloni, Rumani, Emiratet e Bashkuara Arabe, Spanjë, Kazakistan, Armeni dhe Tenerife.

Turneu i saj do të mbahet pas American Music Awards në Las Vegas, më 26 maj, ku Lopez dje u raportua se do të jetë mikpritëse pas dhjetë vjetësh.

Në vitin 2015, Lopez hapi ceremoninë e ndarjes së çmimeve duke kërcyer me një përzierje të këngëve më të mëdha të atij viti.

Performanca e saj e parë në AMA ishte në vitin 2001. “Ishte shumë kohë më parë – por energjia në dhomë ishte shumë elektrike,” tha Lopez, e cila ka performuar në AMA mbi 10 herë gjatë karrierës së saj.

Marketing