Jennifer Lopez ka një mesazh për të gjithë

Ajo është padyshim diva e muzikës botërore dhe vitet që ka mbi supe sa vinë dhe e bëjnë më të bukur. E për kë tjetër po flasim veçse Jennifer Lopez-it?

Artistja e famshme është bërë pjesë e kopertinës së fundit të revistës “In Style”, ku miq të ndryshëm e persona të afërt kanë folur për jetën e saj dhe jo vetëm.

Marketing

Reperi dhe aktori i njohur, Fat Joe ka shprehur për të se:

“Po xhironim videon në Bronx për këngën ‘Hold you down’ dhe ishte shumë ftohtë. Unë kisha veshur një pallto gjigante, këpucë me tre palë çorape dhe dorashka. Ndërsa J.Lo kishte veshur vetëm një bluzë të shkurtër dhe një minifund për të xhiruar atë skenë me mua”.

“Nuk ja kam thënë kurrë asaj, por me mendjen time thosha: Kjo grua ka më shumë para se unë dhe unë po ngrijë së ftohti, por bëj mirë të mos ankohem, sepse ajo nuk po ankohet fare. Kështu që nuk më intereson nëse jam në shkretëtirë në 100 gradë, unë nuk ankohem kurrë. Sa herë që më duhet të flasë me artistë të tjerë apo me veten time, më kujtohet ai moment”.

Image

Këtë gjë e ka konfirmuar edhe J.Lo, teksa ka treguar anën e saj të historisë.

“Më kujtohet kur po xhironim këngën ‘Hold you down’ ishte shumë ftohtë. Më duhej të këndoja këngën, por buzët e mia po ngrinin dhe nuk mund t’i lëvizja. Është shumë gallatë që Joe e mban mend këtë gjë. Por në përgjithësi unë nuk jam njeri që ankohem, veçanërisht kur jam duke punuar”.

”Unë jam atje për të bërë një punë dhe kjo është ajo që duhet të bëj. Besojeni ose jo, unë nuk dua të ngarkoj askënd me etjen time, ose nëse kam ftohtë apo nuk jam rehat. Kjo mund të jetë diçka që ma kanë mësuar mami dhe babi. Duhet të jesh thjesht mirënjohës që po bën atë që po bën. Ji i lumtur për ato që ke”.

Ndër të tjera ajo ka folur edhe për jetën si nënë.

“Duhet të gjesh balancën dhe unë përpiqem të bëj më të mirën e mundshme. Nuk ka rëndësi nëse jam në një vend tjetër apo në shtëpi, ne komunikojmë gjithë kohës, qeshim dhe kalojmë kohë bashkë”.

“Dhe ndonjëherë madje i bezdis duke j’u larë dhëmbët, duke i zgjuar për në shkollë, me gjithë gjërat që duhet të bëjnë. Nuk mund të filloj t’i listoj gjërat që fëmijët më kanë mësuar për veten time. Më duhet të shkruaj një libër të tërë për këtë gjë”.

Rikujtojmë, se 52-vjeçarja është në një lidhje me ish-basketbollistin e Yankees, Alex Rodriguez.

Image

Së fundmi, sipas disa raportimeve të “Page Six”, këngëtarja dhe Rodriguez thuhet se i kanë dhënë fund romancën së tyre katër vjeçare, por gjithsesi asnjë deklaratë zyrtare nuk ka ardhur nga dyshja e njohur.

Marketing