Jennifer Lopez kap rekordin e radhës

Filmi i ri aksion “The Mother” i Jennifer Lopez po thyen të gjitha rekordet dhe është bërë realizimi më i ndjekur i platformës streaming në javën e parë të publikimit.

Marketing

Trilleri aksion pati 83.71 milionë orë të ndjekura gjatë periudhës 8-14 maj dhe ishte numri një në 82 vende me pothuajse 43 milionë shikime në Netflix.
Është interesant fakti që filmi u pa shumë në ditën e parë të publikimit.

Së bashku me Lopez, në film luajnë Lucy Paez & Omari Hardwick, të cilët luajnë rolin e vajzës së saj dhe një agjente të FBI-së.