Jep dorëheqje deputeti i LSDM-së

Koordinatori i grupit parlamentar të LSDM, Tomisllav Tuntev ka dhënë dorëheqje nga posti i deputetit.

Marketing

Dorëheqja e tij do të konstatohet në seancën e nesërme të Kuvendit, njoftoi TV24. Tuntev ka marrë këtë vendim pasi që do të emërohet drejtor në Agjencinë për Fluturime Civile, ndërsa në vend të tij në postin e deputetit do të jetë Rubin Zemon.

Nga ana tjetër, akoma nuk do të dihet koordinatori i ri i LSDM, edhe pse jozyrtarisht mësohet të jetë Hari Lokvenec, por edhe Jovan Mitrovski.