Jep dorëheqje Drejtori Sportiv i Shkupit, Omer Bunjaku

Omer Bunjaku nuk do të jetë më Drejtor Sportiv i klubit futbollistik Shkupi.

Marketing

Lajmin e ka bërë të ditur vet ai përmes një njoftimi në profilin zyrtar në Facebook.

Bunjaku thotë se këtë vendim ia ka përcjellur sot kryesisë dhe pronarit të D+FC Shkupit.

Postimi i plotë:

Sot u mbajt mbledhja e fundit me kryesin e klubit ku diskutuam për sezonin që po mbaron dhe planet për sezonin e ardhshëm.

Unë,kryesisë dhe pronarit i informova se nuk do jem më pjesë e kryesisë dhe falenderoj edhe publikisht të gjithë në kryesi po edhe ashtu pronarin pë bashkpunimin gjat këtyre viteve.

Me krenari më të madhe do ti kujtoj këto 6 vite në klub ku sëpari arritëm të gjejmë financa për ta mbajt gjall klubin dhe më pas,me një organizim të mirë arritëm çdo vit në garat europiane dhe vitin e kaluar Kampion pas 21 viteve!

Do të jem krenar gjat gjith jetës për të gjitha investimet në stadium si; tribuna që është një nga investimet më të madh në klub prej formimit të tij, fusha e re ,kabinat e reja etj…

Dua ti falenderoj të gjithë trenerët, lojtarët që gjat këtyre vite më besuan në planin dhe ishin pjesë e ekipit tonë,falenderoj Federaten e Futbollit të RMV-së,çdo institucion shtetëror te cilët vazhdimisht kanë qenë në shërbimin ton,falenderoj edhe gjith klubet per FairPlay dhe korrektësi.

Faleminderimi më i madh është për tifozët tan dhe grupin më të mirë Shvercerat Shkup,gjithmon kam qenë zëri juaj!

Përgjithmon Forza Shkupi