Jep dorëheqje edhe kryetari i rinisë së VMRO-DPMNE-së

Kryetari i Unionit të rinisë së VMRO-DPMNE, Lluka Krzhalloski ka dhënë dorëheqje nga funksioni i tij partiak.

Marketing

Në dorëheqjen e tij shkruan se “segmenti i të rinjve nga popullata konsideron se gjatë periudhës së fundit partia është e preokupuar me politikë ditore, populizëm dhe përmbushje të interesave të një grupi të vogël. Krahas asaj që udhëheqësia për momentin kishte thuajse tërë vitin të dalë me strategji për çështjet e prekshme, ajo jo vetëm që nuk ndodhi, por asgjë nuk u sugjerua se do të shkohet në ndryshim të orientimit. Përveç kësaj, ne shohim se ka përkeqësim të vazhdueshëm të marrëdhënieve me faktorët e rëndësishëm ndërkombëtar, të cilët, pavarësisht nëse na pëlqen ta pranojmë ose jo, kanë ndikim të madh ndaj jetës politike në vendin tonë dhe në rajonin më të gjerë të Ballkanit. Kjo është më se e qartë nga distancomi i partisë sonë nga familja më e fuqishme politike në kontinent – EPP. Një shembull tjetër është fakti se bartës të rëndësishëm të vendimeve nga administrata amerikane tërësisht refuzojnë të diskutojnë me udhëheqësinë momentale”, shkruan Krzhalloski.

Krzhalloski u zgjodh kryetari i Unionit të të rinjve të partisë në muajin mars të këtij viti, me propozim të Komitetit qendror aktual të partisë.

Dorëheqja vjen pas dorëheqjes së kryetares së Unionit të grave të VMRO-DPMNE-së, Daniella Rangellova, sekretares së përgjithshme, Liljana Zaturovska dhe nënkryetares Liljana Kuzmanovska.

Marketing