Jep dorëheqje gjyqtari i Dhomave të Specializuara të Kosovës

Sot, gjykatësi Michael Bohlander i dorëzoi kryetares Ekaterina Trendafilova dorëheqjen e tij si gjykatës në Regjistrin e Gjykatësve Ndërkombëtarë të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK).

Marketing

Gjykatësi Bolander, i cili raportohet se dha dorëheqje për arsye personale, deklaroi se ndihej i nderuar që kishte shërbyer si gjykatës i DHSK-së.

Ndërkaq kryetarja Trendafilova shprehu mirënjohjen e saj të sinqertë për kontributin e Bolander në mandatin e DHSK-së, përfshirë edhe, së fundmi, si anëtar i panelit të parë të Gjykatës Supreme.

Marketing