Asim Musa ka dhënë dorëheqje nga pozita e zëvendës ministrit të Shëndetësisë.
Dorëheqja e tij vjen pas publikimit të videos nga emisioni “Fiks Fare” në Top Channel, ku pretendohet se ai në spital shtetëror kryen ndërhyrje kirurgjikale kundrejt ryshfetit.
Musa në konferencën e sotme për shtyp deklaroi se është manipuluar me videon në fjalë.
“Me kërkesën e vazhdueshme të pacientit në fjalë vetëm kam njoftuar pacientin se ndërhyrja për shtetasit e huaj pa sigurim shëndetësorë në Maqedoni është private dhe për e kam njoftuar për koston e mundshme”-tha mes tjerash Musa.