Drejtori i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, Den Donçev ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqjen dhe se kërkesën për dorëheqjen e tij ia ka dërguar Qeverisë. Qeveria aktualisht po zhvillon seancën e saj të radhës dhe ka njoftuar se ka pranuar dorëheqjen e tij. Nga Qeveria thonë se Donçev ka dhënë dorëheqjen për arsye familjare. Donçev u emërua drejtor i Fondit në gusht të 2017.
Marketing