Jep dorëheqjen kryeministrja e Britanisë së Madhe

Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss dha dorëheqjen pas një buxheti të dështuar për uljen e taksave që tronditi tregjet financiare dhe që çoi në një revoltë brenda Partisë së saj Konservatore.

Truss tha në një deklaratë para dhjetëra gazetarëve: “Ne përcaktuam një vizion për një ekonomi me taksa të ulëta që do të përfitonte nga Brexit”.

Marketing

“Unë e pranoj… duke pasur parasysh situatën, nuk mund të mbaj mandatin me të cilin u zgjodha nga Partia Konservatore. I kam folur Madhërisë së tij Mbretit për të njoftuar se po jap dorëheqjen si lider i Partisë Konservatore”.

Dorëheqja e saj vjen pas një takimi me Graham Brady, politikani konservator që është përgjegjës për votat dhe riorganizimet e lidershipit në grupin e deputetëve konservatorë.

Ata ranë dakord që brenda javës së ardhshme do të ketë zgjedhje për lidershipin, duke shtuar se Truss do të qëndrojë si kryeministre derisa të zgjidhet një pasardhës.

Truss u emërua kryeministre më 6 shtator, vetëm dy ditë para se mbretëresha Elizabeth II të ndahej nga jeta pas 70 vitesh në fron./