Jeremiq: Edhe 26 persona të tjerë do të sanksionohen, SHBA-ja po e paralajmëron seriozisht Vuçiqin

Kryetari i Partisë Popullore të Serbisë, Vuk Jeremiq, deklaroi se Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radoiçiq janë vetëm dy emrat e parë në listën prej 28 personave ndaj të cilëve qeveria amerikane pritet t’i vendos sanksione.

Marketing

Ai theksoi se ky ishte një paralajmërim serioz për presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, raporton N1.

“Kjo e tronditi shumë Vuçiqin, sepse Veselinoviqi dhe Radoiçiq u vunë nën sanksionet amerikane me arsyetimin se kishin të bënin me krimin e organizuar në bashkëpunim me shtetin. Unë nuk do të doja tani të isha në vendin e Vuçiqit sepse njerëzit më të afërt të tij po ndiqen në çdo mënyrë”, tha Jeremiq.