Jeta ushtarake në Afganistan: Pesëdhjetë pjesëtarë të ARM-së në kontribut për paqe

Në më shumë se pesë mijë kilometra largësi nga vendi i tyre, 49 pjesëtarë të forcave ushtarake të Maqedonisë krah për krahë me ushtarët e vendeve-anëtare të NATO-s, por edhe me vendet tjera partnere kujdesen për këshillim, trajnim dhe asistim të forcave të sigurisë afgane në suaza të misionit të NATO-s “Përkrahje Vendimtare”.

Marketing

Maqedonia në Misionin e NATO-s u përfshi nga vetë fillimi i saj, më 1 janar të vitit 2015, ndërsa paraprakisht ka marrë pjesë edhe në misionin ISAF.

Vlerësimet e ushtarëve të Maqedonisë janë shumë të larta. Vend i vogël në krahasim me shumicën e anëtareve të NATO-s por kontributin që e japin është i madh, janë vlerësimet të cilat i jepnin përfaqësuesit e lartë të Aleancës në Kabull gjatë vizitës së ministres së Mbrojtjes Radmilla Shekerinska në kontingjentin e Maqedonisë në Afganistan.

Ushtarët e Maqedonisë me gëzim të madh e pritën delegacionin e Maqedonisë, bashkëatdhetarët e tyre kanë ardhur të shohin se ku punojnë, në ç’farë kushte jetojnë dhe me ç’farë sfida përballen çdo ditë.

“Aq larg nga shtëpia ndjenja të të vizitojë dikush nga vendi yt është e madhe dhe gjithsesi paraqet vlerësim të asaj që ne këtu e punojmë”, thonë pjesëtarët e kontingjentit të Maqedonisë.

Në KOSA-GG ka 12 oficerë dhe një nënoficer prej të cilëve katër janë janë pjesëtarë të ARM-së.

Në KOSA-Veri ka gjashtë pjesëtarë të ARM-së gjtihashtu oficerë të shtabeve. RM në mbështetje të zgjedhjeve parlamentare në Afganistan, të cilat u mbajtën muajin e kaluar plotësisht dërgoi edhe tre oficerë nga muaji gusht deri në dhjetor, të cilët ndihmuan për realizim të suksesshëm të procesit zgjedhor.

Për atë nëse pjesëtarët e Maqedonisë në rotacionin e fundit janë përballur me ndonjë situatë të rrezikshme, Rahiq thotë se rajoni i Afganistanit është nën kërcënime të përhershme nga sulmet, si të brendshme ashtu edhe të jashtme.

Vazhdon…paqësorët e Maqedonisë dëshmitarë të zgjedhjeve parlamentare, rregullat e ashpra të jetës në bazë, përshtypjet për popullatën lokale afgane…