Jetë luksoze në qendër të Shkupit në Premium Residence

Nëse jeni duke kërkuar një banesë në qendër të Shkupit, dhe ndërkohë dëshironi që të shijoni përparësitë e veçanta dhe standardet më të larta të ndërtimit – ka ardhur koha që të njiheni me Premium Residence.

Marketing

Premium Residence paraqet një kompleks që përbëhet nga 5 ndërtesa banesore, të plotësuar me një hotel, fitnes dhe spa qendër, qendër tregtare, kënde lojërash për fëmijë, terrene sportive, objekte hotelierike dhe parking nëntokësorë. Kjo e bën kompleks të vetëm të llojit gjysëm të mbyllur në zemrën e Shkupit.

Lokacioni i kompleksit është Pere Toshev 12, menjeherë pranë tregut më të madh të hapur, qendrës të qytetit, si dhe në afërsi të shkollave fillore, shkollave të mesme dhe Universitetit më të madh në vend. Vendndodhja ju mundëson që të arrini deri te çdo pikë në qytet për më pak se 15 minuta. Premium Residence ju ofron zgjidhje ideale për parking të veturës tuaj. Hapësira me mbi 750 vende parkimi.

PREMIUM RESIDENCE ofron komoditet dhe prakticitet për të gjithë banorët dhe shfrytëzuesit e hapësirave afariste falë zgjidhjeve unikate dhe praktike arkitektonike të cilat mundësojnë shfrytëzim maksimal dhe funksionalitet të hapësirës.

Cilësia e përkryer e materialeve të shfrytëzuara në të gjithë fazat e ndërtimit të objektit garantojnë stabilitet dhe siguri sipas standardeve më të larta.
Investitorët e këtij kompleksi GEMAK (www.maliqigroup.com) janë kompani me renome dhe e njohur në mes të banorëve të Qytetit të Shkupit me projektet e tyre unikate siç janë Park Hotel & Spa, Park Residence dhe më të riun në fushën e hoteleriesë Next Door Park Hotel. Në partneritet me RAJANA Engineering të cilët janë kompani ndërkombëtare me projekte të shumta jashtë Maqedonisë kanë krijuar këtë kompleks premium banesor në zemrën e qytetit!

 

Mësoni më shumë për Premium Residence në ueb-faqen e tyre të re dhe të freskuar – www.premiumresidence.mk