“Jetë prej milioneri” Haxhiu publikon luksin në të cilin ka jetuar Milan Radojçiç

Pasi Policia përfundoi aksionin për konfiskimin e pasurisë së Milan Radojçiç në Veri të Mitrovicës, vila e tij është vizituar nga  Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ministjra Haxhiu sjell pamje brenda villës ku kishte jetuar Radojçiç. Ajo ka prezantuar luksin dhe ‘jetën prej milionerit” të kriminelit serb, i cili akuzohet për organizimin e sulmit në Banjska.

Marketing

“Dje publikuam dokumentin e listës se aseteve të konfiskuara dhe sekuestruara të terroristit Radojçiq, sot nga afër dhe konkretisht pamë luksin në të cilin ka jetuar ky kriminel. Kjo është jeta e një terroristi që për vete bën jetë prej milioneri ndërkohë që mjet të funksionimit ka frikësimin dhe kërcënimin e komunitetit ku jeton në mënyrë që t’i shërbejnë atij. Kjo gjë ka ndërruar, qytetarët atje kanë filluar të çlirohen nga ky terrorist dhe grupi i tij që kanë punuar vetëm për veten në shërbim të regjimit në Beograd. Republika e Kosovës nuk trembet nga terrorizimi dhe është garantuese e jetës së qetë për të gjithë qytetarët pa dallim. Jemi shoqëri demokratike dhe me vlera të qarta perëndimore ku terrori, frikësimi, shantazhi dhe ilegaliteti nuk kanë vend”, shkroi ajo.    https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=1166197428072496&id=100001824020047&eav=AfZeUnGzO8UWwsAlQoH0AJPLJl9szhQUPhafwOIkfbvhkjl7-jfRIIxZvPdXyweKd5k&paipv=0&wtsid=rdr_025IvY0HQxP6o23DK&ref=embed_video&_rdr