Jetoi 17 vjet në arrati, kinezi gjendet në shpellë malore

Një person i dënuar, i cili kishte qëndruar në arrati për më shumë se 17 vjet, është gjetur duke jetuar në një shpellë të largët malore në Kinë.

Marketing

Song Jiang kishte ikur nga një burg në vitin 2002 përderisa po e vuante dënimin për trafikim të grave dhe fëmijëve.
Besohet se i arratisuri 63 vjeç i kishte shkëputur të gjitha lidhjet me shoqërinë dhe ishte strehuar në rajonin malor të provincës Yunnan.

Mediet shtetërore raportuan se burri kishte mbijetuar duke marrë ujë në lumë me një shishe të plastikës dhe duke përdorur degët e drunjve për ta ndezur zjarrin.
Në shpellë u gjet një shtrat i vjetër dhe disa enë të nxira nga tymi, të cilat besohet se janë përdorur për gatim në zjarr të hapur.

Ai nuk ka pasur komunikim me njerëzit përgjatë tërë kësaj kohe dhe e kishte të vështirë të fliste kur u gjet nga policët.

Pasi policia kishte bërë kërkime në këtë rajon dhe nuk e kishte gjetur personin e arratisur, zyrtarët filluan t’i përdorin dronët dhe kjo metodë u tregua e suksesshme.
Policët e arrestuan atë dhe e dërguan përsëri në burg për ta vuajtur pjesën e mbetur të dënimit, shkruan “The Independent”