Jetoi me tri molla në ditë për 8 muaj, rezultati tmerrues (FOTO)

Çfarë do të bënte një vajzë për të ndjekur ëndrrën e saj për t’u bërë një modele? Do të kërkonte të transformohej, sigurisht.

Marketing

Victorie, një franceze 18 vjeçe, ishte duke bërë shoping me nënën e saj dhe diçka e papritur ia ndryshoi jetën.

Një agjenci modelimi ra në kontakt me të dhe të gjitha ëndrrat e saj për të studiuar u shuan. Në fund ajo nënshkroi për agjencinë e modelimit ‘Elite’.

Çdo gjë ishte e re për të dhe ajo po ia dilte mirë. Më pas ajo e kuptoi se në botën e re të cilën ishte futur duhej të ishte e hollë. Por askush nuk i tregoi se si ta bënte transformimin ideal…

Dieta e saj e kufizuar e bëri atë anoreksik. Ajo filloi të humbte flokët dhe periodat e saj madje ndaluan plotësisht. Nganjëherë asaj i binte të fikët në mes të modës.

Pjesa më e keqe ishte se pavarësisht që u bë shumë e hollë, ata manipuluan me fotografitë e saj. Victoire filloi të binte në depresion dhe mendoi të bënte vetëvrasje.

Pasi u përball me ferrin, ajo i dha fund karrierës së saj. Në moshën 23-vjeçare ajo publikoi një libër, ku tregon realitetin e botës së modelimit dhe se si i trajtojnë agjencitë e modës modelet.

Tani ajo është më mirë, ka shtuar peshë dhe i është kthyer jetës normale. Victoire është bërë e famshme dhe tani i këshillon modelet e reja që të mos përdorin dieta të rrezikshme si kjo e saj.