Jeton Beqiri trajner i ri i Shkëndijës

Jeton Beqiri do të jetë zyrtarisht trajner i Shkëndijës së Tetovës. Këta të fundit, zyrtarisht kanë prezantuar Beqirin në stol, duke firmosur kontratë për një vit e gjysmë. Jeton Beqiri do të zëvendësoj Ardian Nuhiun dhe rikthehet te Shkëndija për të udhëhequr skuadrën kuqezi për herë të parë si shef i stafit teknik, pasi në të kaluarën ka qenë ndihmës trajner si dhe në dy raste ushtrues detyre.

Marketing

Jeton Beqiri, trajner i Shkëndijës
“Normalisht të jesh trajner i Shkëndijës është privilegj dhe kënaqësi shumë e madhe, por në të njejtën kohë është edhe përgjegjësi dhe një sfidë e imja personale. Për këtë pjesë dua të falenderoj kryesinë e klubit dhe pronarët për besimin e dhënë, duke shpresuar që në fund edhe rezultatet të na japin të drejtë dhe të jemi ekipi që do jetë shumë dominues dhe një skuadër që do të prodhojë paraqitje të mira në pranverë.”

Tekniku i ri i kuqezinjëve thotë se ekzistojnë të gjitha mundësitë që të tre skuadrat e kreut e veçanarisht Shkëndija ta fitojë titullin e kampionit, megjithatë Beqiri mbetet shumë i rezervuar dhe i matur në këtë aspekt.

Jeton Beqiri, trajner i Shkëndijës
“Unë kam shumë besim se në qoftë se Shkëndija do jetë skuadra e cila dua unë në aspektin e lojës dhe në aspektin që ne bashkë me stafin do ndërtojmë një Shkëndijës sulmuese, agresive, por edhe shumë e përgjegjshme në aspektin taktik, besoj se do të kemi shanse të mira që në fund të kampionatit të përfundojmë në vendin e parë.”

Jeton Beqiri së fundmi punoi në Arabinë Saudite si menaxher. Ai në Arabi ai u transferua pasi udhëhoqi Bylisin drejt ngjitjes në elitën e futbollit shqiptar. Paraprakisht ishte trajner i parë te Struga dhe Renova, Gostivari e Drita, derisa si ndihmës trajner ka punuar edhe te Flamurtari i Vlorës.