Arsene Wenger është emëruar shef i Zhvillimit Global të Futbollit, organ pranë FIFA-s. Vendimi u bë i ditur pak minuta më parë nga institucioni më i lartë i futbollit.
Në detyrën e re, Wenger do të mbikëqyrë panelin e hartimit të rregullave, i njohur si IFAB, programet stërvitore dhe analizën teknike të lojërave në turnetë e FIFA-s.
Ky pozicion mbahej më parë nga Marco van Basten.
Personaliteti francez i futbollit ishte përmendur ditët e fundit si trajneri i ardhshëm i Bayern Munich, por e gjitha mesa duket ka qenë spekulim pasi 70 vjeçari është zyrtarizuar si drejtor në FIFA.
Ai drejtoi për 22 sezone klubin anglez të Arsenalit duke fituar tre Premier League, shtatë F.A. Cup, si dhe arriti të ishte finalist në Champions League dhe Europa League.