Jo vetëm Sommer, Interi siguron zëvendësuesin e Handanoviçit

Interi ka finalizuar marrëveshjen me Sampdorian për portierin Emil Audero, i cili shkon te zikaltrit formë me opsion blerjeje.

Marketing

26-vjeçari do të jetë zgjedhje e dytë pas Yann Sommer, duke zëvendësuar efektivisht Samir Handanovicin në skuadër.

Sipas “Sky Sport Italia”, Interi, nëse bindet nga “gardiani”, do të mund ta blejë për 6.5 milionë euro, plus 0.5 milionë euro bonuse.

Audero ka rënë dakord për një kontratë trevjeçare në bazë të së cilës do të përfitojë 1.2 milionë euro në sezon, plus shtesat, pra të njëjtën pagë që kishte te Sampdoria.

Nga ana tjetër, Sampdoria pritet të marrë portierin adoleshent, Filip Stankoviç në huazim nga Interi.

Audero doli nga akademia e Juventusit, duke u huazuar te Venezia përpara se të blihej nga Sampdoria në vitin 2019 për një total prej 21 milionë eurosh.