Joanidis: Edhe grupi i Kumanovës duhet të amnistohet

????????????????????????????????????

Me ndryshimet e Kodit Penal tashmë askush nuk e kupton ligjvënësin se çfarë dëshiron të tregojë. Avokati Jovan Joanidis mendon se ndryshimet bëhen për politika ditore. Me ndryshimet e Kodit Penal dhe ligjit për amnisti, mohohen prokuroria, gjyqësori si dhe PPS-ja.

Marketing

Me ndryshime të këtilla nuk ka sundim të së drejtës, pavarësisht faktit se Bashkimi Evropian kërkon të ketë sundim të së drejtës, edhe vetë natyra kërkon të ketë sundim të së drejtës. E drejta jep mundësi të caktuara që të gjithë të punojmë dhe të jetojmë në mënyrë normale. Ndryshimi i tillë do të thotë jetë jonormale, e kjo nuk ka të bëjë as me rekomandimet e bashkësive evropiane, as me NATO-n, e as me diçka tjetër, tha Jovan Joanidis, avokat.

Amnistia duhet të vlejë për të gjithë, nuk duhet të jetë selektive, porositi Joanidis. Kjo vlen edhe për rastin e Kumanovës. Nëse ata përgjigjen për terrorizëm dhe janë në burg, atëherë pse të tjerët që janë të akuzuar për terrorizëm të lirohen, pyet avokati.

Unë përkrah çdo lloj amnistie, por nëse vlente për të gjithë, edhe ata në Idrizovë duhet të amnistohen, tha Jovan Joanidis, avokat.

Për Gazetën e pavarur, ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska pranoi se sjellja e ligjit për amnisti nuk është proces i lehtë.

Pasojat nga secili ligj për amnisti janë të njëjta, edhe nga ligji i vitit 2001 edhe nga ky ligj tani, falni, lironi nga dënimi, por kjo nuk do të thotë se harroni, tha Renata Deskoska, ministrja e drejtësisë.

16 organizata qeveritare të bashkuara në iniciativën “Jo në emrin tim”, deri te kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi dhe deputetët që i kanë propozuar ndryshimet e Kodit Penal, dërguan kërkesë për tërheqjen e pikës për ndryshimin e këtij ligji, nga rendi i ditës.

Në të kundërtën, ata paralajmëruan protesta. Në seancën e mbrëmshme Qeveria solli vendim që nga Kuvendi të tërhiqet propozim – ligji për parandalimin e korrupsionit dhe konflikt interesash, dhe përmes procedurës së përsëritur qeveritare, ky propozim – ligj të jetë me flamur evropian me qëllim që të përshpejtohet procedura për miratimin e tij në Kuvend.

Marketing