Joe Biden nesër në Baltimore, takohet me familjarët e të zhdukurve si pasojë e shembjes së urës

Presidenti amerikan, Joe Biden do të udhëtojë në Baltimore nesër për të marrë një përditësim operacional mbi përpjekjet e reagimit pas shembjes së urës Francis Scott Key, tha Shtëpia e Bardhë.

Marketing

Presidenti do të takohet me të dashurit e gjashtë individëve që u zhdukën dhe supozohen të vdekur si rezultat i incidentit, tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre.