Joe Biden po prin në katër shtetet kryesore ku akoma s’dihet fituesi

PITTSBURGH, PA - NOVEMBER 06: Election officials proceed with the counting of ballots at the Allegheny County elections warehouse on November 6, 2020 in Pittsburgh, Pennsylvania. Counting continues as Biden edged ahead of President Donald Trump in Pennsylvania for the first time Friday and leads the president by more than 6,000 votes, a difference of 0.1%. (Photo by Jeff Swensen/Getty Images)

Ndonëse janë bërë katër ditë pasi që u mbajtën zgjedhjet, gara për Shtëpinë e Bardhë ende nuk është mbyllur.

Marketing

Votat janë akoma duke u numëruar në disa shtete kyçe – Arizona, Georgia, Nevada dhe Pennsylvania – të cilat e përcaktojnë fituesin e garës presidenciale në SHBA.

Por, si janë rezultatet deri tani në këto shtete ku akoma nuk dihet fituesi?

Aktualisht, Joe Biden është duke prirë në katër shtetet kyçe, ose që ndryshe njihen si shtete që e përcaktojnë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve presidenciale.

Bazuar në projeksionet e CNN deri tani, demokrati Joe Biden po prin edhe në rezultatet e përgjithshme me 253 vota elektorale karshi republikanit Donald Trump që deri tani ka 213 vota elektorale.

Një fitore në Penssylvania do t’i jepte Biden votat e mjaftueshme elektorale që të bëhet president i SHBA-së.

Kujtojmë që kandidatëve presidencialë iu duhen 270 vota elektorale që të fitojnë zgjedhjet për të parin e SHBA-së.