Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale

Joe Biden ka vendosur që të tërhiqet nga gara presidenciale për Shtëpinë e Bardhë, sipas lajmit të konfirmuar nga BBC.

Marketing

Ky vendim vjen pas një “vale” thirrjesh të zyrtarëve amerikanë që i kërkonin Biden-it që të tërhiqej nga gara presidenciale e SHBA.

Tashme pritet emri që do të jetë përballë Donald Trump për zgjedhjet e planifikuara në 5 nëntor 2024, por që tashmë do të shtyhen dhe me gjasë pritet një datë e re.

Në një letër të postuar në llogarinë e tij në rrjetet sociale, ai tha se ka qenë nderi më i madh i jetës së tij të shërbejë si president.

“Dhe ndërsa synimi im ka qenë të kërkoj rizgjedhjen, besoj se është në interesin më të mirë të partisë sime dhe të vendit që unë të tërhiqem dhe të fokusohem vetëm në përmbushjen e detyrave si President për pjesën e mbetur të mandatit tim”, është shprehur Biden.

Joe Biden ka bërë publike edhe propozimin e tij për të kandiduar zv.Presidenten Kamala Harris për garën e përballë Donald Trump.

Marketing