Johanis: Rumania e përkrahë ftesën e NATO-s për Maqedoninë

Presidenti rumun Klaus Johanis deklaroi se NATO duhet ta vazhdojë politikën e “dyerve të hapura” dhe shtoi se Rumania e përkrahë vendimin Republika e Maqedonisë të ftohet për t’i filluar negociatat inkuadruese me NATO-n.

Marketing

“Duhet ta vazhdojmë politikën e dyerve të hapura. Rumania tërësisht e përkrahë vendimin t’ia dorëzojë ftesën për anëtarësim Maqedonisë së Veriut”, theksoi Johanes.

Ai shtoi se e domosdoshme është “qasja e unifikuar dhe planifikimi i mbrojtjes së tërë krahut lindor”.

Marketing