Kryeministri Boris Johnson ka thënë se Mbretëria e Bashkuar do të dërgojë në Ukrainë “pajisje ushtarake të nivelit të lartë” në vlerë prej 100 milionë paund.
Këtë gjë ai e bëri të ditur teksa po fliste në një konferencë të përbashkët për shtyp me kancelarin gjerman Olaf Scholz në Doëning Street.
Ai tha se dërgesa do të përfshijë “më shumë raketa anti-ajrore Starstreak, të cilat fluturojnë me tre herë shpejtësinë e zërit, 800 raketa të tjera antitank dhe municione precize të afta të qëndrojnë në qiell derisa të drejtohen në objektivin e tyre”.
Ai tha se do të dërgoheshin edhe më shumë helmeta, syze për shikimin e natës dhe parzmore.
Johnson shtoi se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të kërkojë të mbështesë vendet e ish-bllokut sovjetik, pajisjet e të cilave funksionojnë më lehtë nga forcat e armatosura ukrainase, në përpjekjet e tyre për të dërguar ndihmë ushtarake.
I pyetur nëse Britania e Madhe do të ishte e gatshme të dërgonte tanke në Ukrainë, ai tha: “Unë në parim jam i gatshëm të konsideroj çdo gjë me anë të armëve mbrojtëse për të ndihmuar ukrainasit të mbrojnë veten dhe popullin e tyre”.
Kryeministri foli gjithashtu për sulmin në stacionin e trenit Kramatorsk, të cilin ai e përshkroi si “të pandërgjegjshëm”.