Kryeministri britanik Boris Johnson sot ka fluturuar papritur në Kiev, ku ka takuar, siç e ka quajtur ai, mikun e tij, presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Në Twitter, Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës ka publikuar një video të dy liderëve, ku shihen duke shëtitur rrugëve të Kievit dhe duke biseduar me qytetarë të cilët i takuan në rrugë.
Përreth tyre, shihen forca të mëdha ushtarake, të cilët përkujdesen për sigurinë e tyre.
“Boris Johnson dhe Volodymyr Zelensky shëtitën në qendrën e qytetit dhe folën me njerëzit e rëndomtë të Kievit. Kështu duket demokracia. Kështu duket guximi. Kështu duket miqësia e vërtetë mes njerëzve dhe kombeve”, thuhet në mbishkrimin e cicërimës.
At a handshake distance. @BorisJohnson and @ZelenskyyUa walked through the center of Kyiv and talked to ordinary Kyivans. This is what democracy looks like. This is what courage looks like. This is what true friendship between peoples and between nations looks like. pic.twitter.com/ZcdL6NqNp2
— Defence of Ukraine (@DefenceU) April 9, 2022