Me këtë mandat që morëm, më në fund do të zbatojmë Brexit, deklaroi kryeministri Boris Johnson duke folur me përkrahësit e tij në Londër.
”Do ta kryej Brexit-in deri në janar pa ‘nëse’ dhe pa ‘por”, theksoi kryeministri.
“Është fitorja më e madhe që nga vitet ’80, kur shumë prej jush nuk kishin lindur ende”, theksoi Johnson duke biseduar me përkrahësit e tij në Londër.
Sipas BBC, ky është rezultati më i mirë i konservatorëve që nga viti 1987, nga kohërat e Margaret Thatcher.
Johnson gjithashtu falënderoi të gjithë ata që votuan konservatorët “për herë të parë!”.
“Realizimi i Brexit është një vendim i pakundërshtueshëm, i padiskutueshëm i popullit britanik”, theksoi Johnson.