Kryeministri britanik Boris Johnson deklaroi në Dhomën e Poshtme të Parlamentit se plani i Izraelit për aneksim të disa pjesëve të Bregut Perëndimor ” në mënyrë shtesë do të kontribuonte për shkeljen e të drejtës ndërkombëtare”.
Në pyetjen në parlament se a planifikon që të vendosë sanksione drejtë Izraelit për shkak të paralajmërimit për aneksim të disa pjesëve të Bregut Perëndimor, Johnson u përgjigj: Besoj se planet e Izraelit për aneksim të disa pjesëve të Bregut Perëndimor do të kontribuojnë për shkeljen e të drejtës ndërkombëtare. Ne ashpër e kundërshtojmë atë, besojmë thellë në zgjidhjen sipas modelit “dy shtete” dhe dëshirojmë të mbetemi në atë pozicion.
Planin izraelit, të mbështetur padyshim nga presidenti amerikan Donald Tramp, e kundërshtojnë shumica e vendeve të bashkësisë ndërkombëtare.