Aktorja amerikane dhe ish-ambasadorja e vullnetit të mirë e Kombeve të Bashkuara (OKB), Angelina Jolie ka reaguar ndaj sulmit të Izraelit në kampin e refugjatëve Jabalia në Gaza dhe ka bërë thirrje për një armëpushim.
Ajo shpërndau fotot e kampit të refugjatëve pas sulmit izraelit, në profilin e saj në Instagram.
Zjarri në qendrën e rehabilitimi nga droga vret 32 persona, mister shkaqet
“Ky është një sulm i qëllimshëm ndaj një komuniteti të robëruar që nuk ka ku të ikë”, shkroi Jolie.
Ajo nënvizoi se Gaza në 20 vitet e fundit ka qenë një burg i hapur dhe se sot me shpejtësi po kthehet në një varr masiv.
“Përderisa bota bën sehir dhe me mbështetjen aktive të shumë shteteve, miliona civilë palestinezë po ndëshkohen masivisht, ndërsa u mohohet ushqimi, ilaçet dhe ndihma humanitare në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar”, tha Jolie.
“Si në filma”, publikohet VIDEOJA e shkëmbimit të zjarrit mes grabitësve të bankës dhe policisë në Ferizaj.
Ajo gjithashtu bëri thirrje për një armëpushim.
“Duke refuzuar kërkesat për një armëpushim humanitar dhe duke penguar Këshillin e Sigurimit të OKB-së që të vendosë një armëpushim midis të dyja palëve, liderët botërorë janë bashkëpunëtorë në këto krime”, tha Jolie.