Jonker: Censusi është me rëndësi që zgjedhjet të jenë të vlefshme

Nga OSBE-ja jemi të vetëdijshëm për censusin prej 40 për qind që duhet të përmbushet që këto zgjedhje të jenë të vlefshme. Për këtë qëllim ODIHR disa herë në të kaluarën dha rekomandim që ky census të hiqet, deklaroi sot shefja e OSBE/ODIHR Korin Junker, pas vizitës në vendvotimin 2789 në lagjen e Dreçevës.

Marketing

Theksoi se 170 mbikëqyrës janë shpërndarë sot përgjatë vendit, dhe se Misioni është këtu që të shihet se a zbatohen zgjedhjet sipas standardeve ndërkombëtare për zgjedhje.
“Sapo mbikëqyrëm një vendvotim, por një vendvotim nuk i përfshin të gjithë dhe do të kemi mundësi që të themi diçka për ditën e zgjedhjeve, pasi që të përfundojë i gjithë procesi i mbikëqyrjes. Në vetë ditën e zgjedhjeve është kulmi i bregut të akullt, do të duhet të presim deri në fund të ditës për vlerësim final”, nënvizoi Jonker.

Përkujtoi se ekipi afatgjatë mbikëqyrës i Misionit është këtu nga mesi i marsit dhe këtu do të mbetet deri në mes të majit që ta mbikëqyr gjithë procesin zgjedhor dhe se nesër do të dalin me deklaratë në lidhje me procesin gjithëpërfshirës zgjedhor.

“Në mëngjes isha në një tjetër vendvotim edhe ishte plotësisht ndryshe me këtë vendvotim të cilin e mbikëqyrim tani, kështu që do të dëshiroja që të mos japë vlerësime në lidhje me procesin, por në fund të zgjedhjeve”, tha Jonker në pyetjen që të japë vlerësim për rrjedhën e deritanishme në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Mbikëqyrësit ndërkombëtarë në zgjedhjet presidenciale në vend do t’i kumtojnë të dhënat dhe përfundimet për raundin e dytë të zgjedhjeve nesër në konferencën për shtyp.

Misionin ndërkombëtarë për mbikëqyrje e përbëjnë rreth 170 mbikëqyrës prej 32 shteteve, prej të cilëve 156 janë mbikëqyrës afatshkurtër dhe afatgjatë të angazhuar nga ODIHR, 11 parlamentarë dhe personel i i OSBE AP dhe pesë nga APKE.

Marketing