Në një tekst të botuar në ‘Forin Polisi’ të SHBA, profesori Edward Joseph propozon që kryeministrat e Maqedonisë dhe Greqisë të nominohen për Çmimin Nobel për Paqe për shkak të marrëveshjes për emrin.
Joseph vlerëson se marrëveshja “krijon një model për trajtimin e përplasjeve të identitetit që çon në konflikt jo vetëm në Ballkan, por në nivel global”, ndërsa sjell edhe rritjen e besimit në Bashkimin Evropian dhe në “projektin e plotë perëndimor” në Ballkan.