Joshte të miturat në rrjetet sociale, kapet në takim me një minorene 59-vjeçari

Një 59-vjeçar është vënë në pranga nga policia pasi përmes telefonit dhe rrjeteve sociale, joshte femra, kryesisht të mitura, me qëllim përfitimin seksual.

Marketing

Policia bën me dije se u bë arrestimi në flagrancë i M. Ç., 59 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

Nga hetimet ka rezultuar se 59-vjeçari, nëpërmjet telefonit dhe rrjeteve sociale, mashtronte femra, kryesisht të mitura, për përfitim seksual.

Autoritetet sqarojnë se arrestimi u bë në kushtet e flagrancës, pasi 59-vjeçari kishte organizuar një takim me një shtetase tjetër të mitur. Gjatë veprimeve hetimore (këqyrjes së celularit) janë gjetur prova kompromentuese për këtë shtetas, që e implikojnë në këtë veprimtari kriminale.