Joshua e fiton meçin “jetik” të karrierës, e mund Franklin me vendim të gjyqtarëve

Anthony Joshua e ka fituar meçin kundër Jermaine Franklin në kategorinë e peshave të rënda në boks.

Marketing

Boksieri britanik triumfoi pas 12 raundesh me vendim unanim të gjyqtarëve, shkruan lajmi.net.

Joshua kishte disa goditje të fuqishme në drejtim të Franklin në disa raunde.

Për Joshuan kjo përballje ishte “jetë a vdekje” për faktin se ka deklaruar paraprakisht se në rast të disfatës, ai do të tërhiqet nga boksi.