Anthony Joshua i është nënshtruar një procesi ndryshimesh para revanshit me Oleksandr Usyk.
Boksieri britanik synon të rikthejë titujt e kampionit dhe për të bërë një gjë të tillë ai duhet të ketë një paraqitje më ndryshe sesa e para.
Partneri i stërvitjeve të Joshua, Frazer Clarke beson se Joshua ka bërë ndryshimet e duhura për të mposhtur Usyk në përballjen e dytë.
“Mendoj se humbja e ka bërë më të mirë. Ai i ka hapur sytë. E ka bërë me mentalitet më të mirë. Mendoj se ai e di se çfarë duhet bërë”, ka thënë Clarke, transmeton lajmi.net.
“Ai ka ndryshuar gjendjen e tij, gjë që do t’i ndihmojë. Ka një ekipe me njerëz të dedikuar për një gjë dhe ajo që është rezultati i AJ. S’mund ta anashkalojmë Usyk, ai është i jashtëzakonshëm. Por, do të doja të mendoja se Joshua është në vendin e duhur për të fituar”, shtoi partneri i stërvitjeve i Joshua.
Anthony Joshua pësonte humbje ndaj Oleksandr Usyk gjatë shtatorit të kaluar, pas një vendimi me pikë, të dhënë nga juria.