Joshua pas triumfit: Dua ta falënderoj Zotin me “Bismilah”

Fjalët e para të kampionit të ri botëror Anthony Joshia ishin falënderuese ndaj Zotit, pasi mposhti Andy Ruiz Jr në meçin që zgjati 12 raunde.

Marketing

Britaniku iu hakmarrë bokserit meksikan, i cili e kishte mposhtur muaj më parë – duke ia rrëmbyer të gjithë titujt.

Joshua tashmë kthen në rripin e tij titujt WBA, WBO, IBF dhe IBO, derisa është shpallur për herë të dytë si kampion i botës.
“Pikë së pari, dua ta falënderoj Zotin, Bismilah. Dikush si unë nuk arsyetohet. Kjo ka të bëjë me boksin, unë jam mësuar t’i nokautoj kundërshtarët, por herën e kaluar vendosa ta përmirësoj veten”, ka thënë Joshua.

“E respektoj shumë Andyn, familjen dhe trajnerin e tij. Me këtë meç desha ta dëshmoj se sa inteligjent duhet të jesh në këtë sport. Mentaliteti im ka mbetur gjithmonë i njëjti: Qëndro i uritur dhe qëndro modest”.

Marketing